Flash News

Ditari i Opozitës

Bylykbashi nga Komisioni i Reformës Zgjedhore: Nuk mund të jetë pazar, të vendosim rregulla loje

Bylykbashi nga Komisioni i Reformës Zgjedhore: Nuk mund të jetë

Nënkryetari i PD Oerd Bylykbashi ka qenë sot i pranishëm në Komisionin e Reformës Zgjedhore, në cilësinë e anëtarit. Bylykbashi u shpreh se në mbledhjen e komisionit duhej të ishin përfaqësuesit e të gjitha partive.

Demokrati risolli në vëmendje Kodin Zgjedhor të vitit 2000, duke theksuar se asokohe maxhoranca nuk i mor parasysh kërkesat e opozitës dhe ndryshimi u bë në mënyrë të njëanshme. Teksa iu drejtua dy bashkëkryetarëve, Enkelejd Alibeaj dhe Damian Gjiknuri, Bylykbashi kërkoi që ky komision të mos kthehet në një pazar.

“Ne ende nuk stabilizojmë dot zgjedhjet. Si tani 20 vite më parë është mbledhur komisioni i parë mes maxhorancës dhe opozitës. Në vitin 2000 Kodi Zgjedhor i parë është bërë në mënyrë të njëanshme. Maxhoranca asokohe nuk mori parasysh interesat e opozitës, më pas vendosi e vetme si deshi rregullat për zgjedhjet. Ndoshta është në të paktët komisione që merret me pjesën reale të opozitës. Në 2002 u vendos të bëhej me consensus ndryshimi i kodit e vijoi për 10 vite. Pas 10 vjetësh ne nuk kemi arritur më ta bëjmë këtë. Edhë përpjekja e këshillit politik, nuk e arriti dot.

Pra ajo që arrihet në dakordësi ajo qëndron, përndryshe ne tallemi me votuesit. Është ndër komisionet e rralla kaq i madh, 18 anëtarë. Ky komision ka nevojë të jetë efikas, por me të gjithë përfaqësuesit e partive, të mëdha e të vogla. Ekspertët duhet të përfaqësojnë ekspertizën reale. Për fat të keq, në gjykimin tim, shoh se është fotokopje nga një komision në tjetrin. Vetoja derivon nga ai i 2002,por ishte reale. Duket sikur mekanizmi i këtij komision nuk është real.

Keni vënë si objekt të punës rekomandimet e OSBE ODIHR. Duhet ta themi sot e nënvizojmë, se i gjithë komuniteti, duhet të kthejë vëmendjen te rekomandimet. Janë rekomandime që vënë në dukje se po shkelen parime themelore, si sekreti i votës e liria e votës, që do të thotë se zgjedhjet nuk janë demokratike. Kjo reformë në cdo rast nuk mund të jetë një Pazar, për fat të keq, nuk duhet të jetë si fundi 2020, ku një pazar jo thjesht ndryshoi Kodin, por shkatërroi një sistem zgjedhor. Rregullat e lojës nuk ndërrohen në mënyrë të njëanshme. Ne sot duhet të punojmë për të vënë rregulla loje për zgjedhësit. Është më mirë të mos nisë se të na cojë pas 20 vite shkuar”, u shpreh Bylykbashi.

Të fundit