Flash News

Ditari i Opozitës

Bylykbashi: Raporti i DASH e nxinte Shqipërinë nga korrupsioni dhe dhuna ndaj medias

Bylykbashi: Raporti i DASH e nxinte Shqipërinë nga korrupsioni dhe

Deputetët e opozitës kërkuan mocion me debat mbi raporton e fundit të DASH-it. Nënkryetri i PD-së, Oerd Bylykbashi, tha nga Kuvendi se raporti e nxinte Shqipërinë nga korrupsioni, dhunimi i lirisë së medias dhe zgjedhjeve.

Bylykbashi u shpreh se Parlamenti nuk është asgjë më shumë se një vulosës për grabitjet e mëtejshme të qeverisë.

"Korrupsioni, dhunimi i lirisë së medias, dhunimi i zgjedhjeve. Ne kemi kërkuar ndryshimin e rendit të ditës. kemi kërkuar të bëjmë mocion me debat për raportin e DASH. Sot nuk ka asgjë tjetër veçse rikonfirmimi i asaj që kemi thënë 1 vit rresht. Ky parlamenti këtu është vetëm vulosës, folët për një rend dite të zakonshëm. për çfarë, për të vulosur grabitjet e mëtejshme, siç bëtë me portin e Durrësit. Ju nuk e doni këtë lloj debati, edhe pse del në raport. Ne kërkojmë ndryshimin e rendit të ditës", tha Bylykbashi.

 

Të fundit