Flash News

Ditari i Opozitës

Caka: Filmat horror do t'i kishin zili ngjarjet që po ndodhin me linjat e transportit publik në Tiranë

Caka: Filmat horror do t'i kishin zili ngjarjet që po ndodhin me

Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë e Lirisë, Silva Caka ka reaguar në lidhje me incidentin që ndodhi pak më para në zonën e Laprakës ku një urban është përfshirë nga flakët.

Me anë të një postimi në Facebook, Caka shkruan se filmat horror do e kishin zili ngjarjet që kanë ndodhur së fundmi me urbanët e Tiranës, referuar kështu aksidenteve, përfshirjeve nga flakët.

Caka shkruan se babëzia e kryebashkiakut Erion Veliaj po rrezikon çdo ditë dhe më shumë jetën e qytetarëve.

“Edhe filmat horror do t'i kishin zili ngjarjet që po ndodhin së fundmi me linjat e transportit publik në Tiranë.

Babëzia e vjedhjes së Erion Veliajt, po rrezikon çdo ditë jetën e qytetarëve që përdorin transportin publik.

Belind Këlliçi ka një zgjidhje për këtë, prandaj më 14 Maj votoni Belindin dhe ndëshkoni Erionin.”, shkruan Caka.

Të fundit