Flash News

Ditari i Opozitës

Caktohet data për ndryshimin e masës së sigurisë ndaj Sali Berishës

Caktohet data për ndryshimin e masës së sigurisë ndaj Sali

Gjykata e Posaçme do të zhvillojë më 26 dhjetor seancën për ndryshimin e masës së sigurisë për kreun e Partisë Demokratike Sali Berisha.

Ndërkohë që një ditë më parë, Kuvendi i hoqi Berishës imunitetin dhe brenda dy orëve i dërgoi Prokurorisë së Posaçme aktin duke e njohur me vendimin e marrë.

Berisha refuzoi masën e sigurisë detyrim me paraqitje me pretendimin se masa ishte vendosur në mënyrë të paligjshme nga GJKKO, pasi nuk kishte kërkuar më parë vendimin e Parlamentit për imunitetin.

Berisha u vu nën hetim për veprën penale të korrupsionit në lidhje me procedurat e ndjekura për privatizimin e kompleksit “Partizani”.

Të fundit