Flash News

Ditari i Opozitës

Caktohet gjyqtarja që do shqyrtojë kërkesën për përjashtimin e Gjokës

Caktohet gjyqtarja që do shqyrtojë kërkesën për

Gjyqtarja Rudina Palloi, do të shqyrtojë kërkesën e avokatëve të Sali Berishës.
Seanca e sotme në GJKKO për caktimin e masës së sigurisë për Berishën u shty pasi avokatët e tij, Genc Gjokutaj dhe Sokol Mëngjesi kërkuan më shumë kohë për t’u njohur me parashtrimet.
Gjithashtu, ata kërkuan dhe përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka.
Për gjyqtaren vetë Sali Berisha është shprehur se ajo është në konflikt interesi, pasi ajo është shkarkuar nga detyra në kohën kur Sali Berisha mbante detyrën e Presidentit të Republikës së Shqipërisë e njëkohësisht edhe detyrën e kryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Të fundit