Flash News

Ditari i Opozitës

Dash Sula: Berisha i vetmi që ndali revanshin pas 6 marsit, ankimimi është strategji

Dash Sula: Berisha i vetmi që ndali revanshin pas 6 marsit, ankimimi

Deputeti demokrat, Dashnor Sula ka komentuar situatën ku ndodhet prej muajsh PD.

I ftuar në emisionin ‘Politiko’ në Top News, Sula thotë se pas zgjedhjeve të 6 marsit, i vetmi njeri që ndali revanshin ishte Sali Berisha.

Duke u ndalur te ankimimi i Enkelejd Alibejat në Gjykatën e Apelit, Sula thotë se është më shumë një strategji.

Dash Sula: Vendosja e një personi që nuk ishte 100% për PD ka qenë gabim i Berishës. Hija e rëndë e Berishës apo njerëzit pas tij kanë bërë gabime në PD.

Rama atë detyrë ka të na vjedhë zgjedhjen, të bëjë korrupsion etj. PD bojkotoi reformën territoriale, ka qenë gabim i madh dhe askush nuk mban përgjegjësi. Apo djegia e mandatet dhe ti lerë Ramës cdo gjë. Ankimimi është strategji. Pas 6 marsit, i vetmi njeri që ndali revanshin ishte Berisha. Një shtrirje dore paqësore do ishte shumë e mirë.

Ankimimi është gabim. Unë bëra propozim. Duhet të shtyhet 30 prilli, e të ndalohen zgjedhjet në bazë. Duhet të hynin në votim përfshirë edhe Berishën. Nuk e bën asnjë palë. Kërkova të tërhiqet ankimimi nga gjykata e Apelit.  

Ivi Kaso: Ka teza që po bëjnë xhiron e mediave pa i analizuar. Grupi parametra nuk është organ i partisë. U fol për bashkimin. Berisha e njohu Alibejan si kryetar grupi dhe pala tjetër nuk të njeh. Kërkojmë bashkim dhe tonë në studio që nuk duam bashkim. Pala tjetër refuzon 11 dhjetorin vendimet që u certifikuan.

Sula: De fakto grupi është bashkuar.

 

Të fundit