Flash News

E-TJERA

Peticioni kundër Yuri Kim, analistët në ‘Politiko’: Në demokraci është mjet i pranueshëm. Ne e kemi fajin, jo SHBA

Peticioni kundër Yuri Kim, analistët në ‘Politiko’:

Peticioni i organizuar prej dje ndaj ambasadores së SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka ngjallur debat në emisionin ‘Politiko’ në Top News.

Duke komentuar edhe situatën e krijuar prej muajsh në PD, analistët thonë se peticioni i ndërmarrë ndaj Kim nuk i cenon marrëdhëniet e vendit tonë me SHBA.  

Ylli Rakipi: Është akt normal. Njerëzit kështu mendojnë. Më çudit që partizanllekut të disa politikanëve, se këto akte i kanë kryer edhe vite më parë. Kemi 32 vjet që politikanët shkojnë në SHAB për të bërë foto dhe ata bëjnë me ne cfarë duan. Mazhoranca e sotme qesh me peticionin. Është situatë tragjikomike, vuajmë atë që kemi ndërtuar.  

Dash Sula: Shpreh keqardhje për peticionin, jo vetëm për këtë rast për sjelljen e politikës se kur nuk i intereson ka qasje tjetër.

Kam bindje se sa kohë korrupsionin në vend e bëjnë shqiptarët, s’kam pse të jem kundër Amerikës. Nuk do e quaj anti-amerikanizëm, por ka të bëjë më shumë me militantët, por na bën dëm të madh.

Nuk e ka fajin SHBA, por ne shqiptarët, ne të PD. Rama luan fijet dhe e të djathtës shpërthejmë, fjalën e fundit e themi të parët. Rama ka ndikuar keq në marrëdhëniet aktuale me SHBA.

Ivi Kaso: Është vlerësuar si ngjarje, pasi ndodh për herë të parë në vendin tonë. Me duket trajtim korrekt për të mos u përdorur si akt kundërshtimi. Në demokraci është mjet i pranueshëm. Ka një perceptim që SHBA kanë investuar në reforma e cështje delikate, si jo në Drejtësi. Të pyesësh sot qytetarët është perceptim se reforma ka dështuar. Është frustuese që të shohim mbështetje pa kushte, por kur gjërat çalojnë duhet ta pranojmë.

Klementin Mile: SHBA është superfuqi. Sic e quajnë një grup shqiptarësh ndërhyje të Kim në punët e PD, edhe ajo e quan ndërhyrjen peticionin në misionin e saj.

Perceptim është edhe ky. Nëse Kim ka ndërhyrë si e ka bërë, me fjalë... Nëse ka dalë jashtë misionit le tua lëmë shqiptarëve ta gjykojnë. Nuk i cenon marrëdhëniet me Shqipërinë se nuk është qëndrimi zyrtar i Shqipërisë.      

Të fundit