Flash News

Ditari i Opozitës

Dashnor Sula tregon pse hipi mbi kokat e gardistëve: Ishte për ta bërë komike situatën që po ndodhte

Dashnor Sula tregon pse hipi mbi kokat e gardistëve: Ishte për ta

 Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula shpjegoi pse hipi sot mbi kokat e gardistëve, në përpjekje për të hyrë në sallën e Kuvendit.

Duke folur në studion e “Ditarit” në A2 CNN, ai tha se e ka bërë atë veprim vetëm për të treguar se duhet të futesh sipër kokave të tyre për të hyrë në Parlament.

“Unë jam deputet i Qarkut të Elbasanit, që përfaqësoj ata që na kanë votuar. Detyra ime është që të përmbush detyrimet e mia si deputet, brenda të gjitha rregullave. Personalisht, unë kam qenë i rezervuar dhe sot u nisa si për çdo seancë tjetër.

E kuptoj edhe sjelljen e Gardës për të përjashtuarit, sepse po përmbushin detyrën e tyre. Por, kurrë nuk ka bërë vaki që të mos lejohen deputetët e papërjashtuar të hyjnë në zyrat e Kuvendit.

Unë prita 25 minuta aty, pa bërë asgjë. U bëra thirrja të na linin të futeshim, por nuk na kthyen përgjigje. Unë e bëra atë veprim vetëm e vetëm për të treguar se duhet të futesh sipër kokave të tyre për të hyrë në Parlament. Vetë gardistët kanë qeshur, ishte për ta bërë komike situatën që po ndodhte”, tha Sula.

 

 

Të fundit