Flash News

Ditari i Opozitës

Debate mes Berishës dhe Alibeajt në mbledhje, ish-kryeministri i kërkon dorëheqjen: Punon kundër PD

Debate mes Berishës dhe Alibeajt në mbledhje, ish-kryeministri i

Ka nisur para pak minutash, mbledhja e grupit në selinë blu. Të pranishëm janë disa nga deputetët demokratë, si edhe ish-kryeministri Sali Berisha.

Është zbardhur një pjesë e diskutimeve dhe debateve në mbledhjen e grupit. Mësohet se Berisha i ka kërkuar kreut të grupit parlamentar Enkelejd Alibeaj të japë dorëheqjen, duke e akuzuar se po punon kundër PD-së në interes të Lulzim Bashës.

“Rishiko pozicionin sepse ti punon kundër PD për interes te Bashes i cili kontrollohet nga Rama. Përbashkimi i PD ka patur vështirësi por ekziston një vullnet i gjerë si në bazë si te deputetët për t’u bashkuar dhe për të zhbërë përçarjen, por po ju them në këtë kontekst u shpreh publikisht  se në PD pranojmë kryetarin e grupit  edhe pse në 11 dhjetor është i shkarkuar nga detyra. Duheshin bërë hapa në këtë drejtim. Por nëse njeri dha dorëheqjen iku si pasojë një zinxhir ngjarjesh. Ai mbart me vete të vërteta të hidhura si dosjen ruse për shembull. Por, ka edhe një gjë tjetër. Pa asnjë tagër, Alibeaj padit PD në gjykatë. Padit një proces që demokratët e kanë pranuar. Yuri Kim ka bërë presion në gjykatë”, u shpreh Berisha.

Nga ana tjetër, Alibeaj i është përgjigjur ish-kryeministrit duke i thënë se ai ka pushtuar selinë duke kërkuar të hiqet si triumfator.

“Ti pushtove selinë e PD, do që të hiqesh si triumfator”, iu drejtua Alibeaj ish-kryeministrit Berisha.

Të fundit