Flash News

Ditari i Opozitës

Debate në Konferencën e Kryetarëve, Gjekmarkaj – mazhorancës: Po tentoni të asgjësoni opozitën dhe Parlamentin

Debate në Konferencën e Kryetarëve, Gjekmarkaj –

Konferenca e Kryetarëve zhvilloi sot mbledhje në Kryesinë e Kuvendit, e cila u shoqërua me përplasje mes mazhorancës dhe opozitës.

Ka qenë deputeti i PD, Agron Gjekmarkaj i cili ka akuzuar mazhorancën për revansh politik dhe asgjësim të qëllimshëm të opozitës në Parlament.

Gjekmarkaj tha se mungesa e kryetarit të grupit të PD-së në sallë është tregues i përjashtimit sistematik të opozitës.

“Në vend që të krijoni kushte për punë parlamentare, me urdhra politikë po tentoni të asgjësoni opozitën dhe vetë Parlamentin. Na përjashtuat nga procesi i integrimit që në seancën e parë. Në të dytën, provokuat duke mos dashur të paraqisni qeverinë. Keni zhdukur parlamentarizmin”, tha Gjekmarkaj.

Ai kërkoi ripërsëritjen e seancës dhe mbledhjen urgjente të Këshillit të Legjislacionit.

Gjekmarkaj nuk kurseu ironinë kur tha se Rama mund te sjellë nesër një qen dhe ta emërojë ministër.

“Ju nesër mund të sillni Qenin Rex dhe ta paraqisni si Ministër të Brendshëm, që të lehë për 10 minuta. Kjo është serioziteti që ju keni për parlamentarizmin”, tha Gjekmarkaj.

Të fundit