Flash News

Ditari i Opozitës

Debatet në mbledhje/ Berisha-Alibeajt: Je i përzgjedhuri i Ballës. Kreu i grupit: Peng je ti. Ndërhyn Noka

Debatet në mbledhje/ Berisha-Alibeajt: Je i përzgjedhuri i

Ish-lideri Sali Berisha ka debatuar me kreun e grupit parlamentar Enkelejd Alibeaj në mbledhjen e grupit që u mbajt mëngjesin e sotëm për të dalë me një qëndrim për çështjen e presidentit.

Si dhe në deklaratat për mediat, edhe në mbledhje ata kanë hedhur akuza ndaj njëri-tjetrit. Berisha i ka thënë Alibeajt se është “peng” i Taulant Ballës dhe se as kryeministri Edi Rama “nuk e përfill”.

Nga ana tjetër Alibeaj i është përgjigjur duke thënë se Berisha është peng. Këtu ka ndërhyrë deputeti Flamur Noka, i cili i kërkoi Berishës që të ketë kujdes me fjalët që i drejtohet ish-liderit.

Berisha–Alibeajt: Je i perzgjedhur i Taulant Balles dhe nuk je i perzgjedhur nga grupi parlamentar. Edhe Rama s’te perfill. Te mbajne peng. Nuk ke mandat sepse je i zgjedhur i Taulant Balles.

Alibeaj-Berishes: Peng je ti.

Noka-Alibeajt: Mos i fol ashtu…

Alibeaj: Me fyerje personale mos te vazhdoje.

Berisha–Alibeaj: Ai qe ndjehet opozitar i vertete nuk mund te imagjinoje kurre te marre pjese ne nje proces mafioz te zarfeve sekrete.

 

Të fundit