Flash News

Ditari i Opozitës

Debati me Kryemadhin, Bardhi: S'ka pasur dakordësi për të dalë me listë të përbashkët. Elona Gurin nuk e njoh fare

Debati me Kryemadhin, Bardhi: S'ka pasur dakordësi për të

Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi ka komentuar deklaratën e kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi. Kjo e fundit u shpreh më herët se deklarata e Bardhit se PD i ofroi LSI-së 15 mandate të sigurta, nëse dilnin me listë të përbashkët më 25 prill një "mashtrim pervers".

Bardhi u shpreh se Kryesia nuk u mblodh sepse Kryemadhi kundërshtoi të dilte me listë të përbashkët me PD. Sipas tij, Kryemadhi synonte që LSI të fitonte rreth 40 mandate e vetme.

“Nuk është mbledhur kryesia e PD sepse nuk ka pasur një dakordësi nga kryetarja e LSI për të patur mundësinë që ne ti kërkonim kryesisë të dilnim me një listë. LSI ka pasur qëndrim të vazhdueshëm kundër përfshirjes në një listë me PD.

Ata thoshin se do të maksimalizonin votën, në rast se do të dilnin me lista të veçanta, ju i mbani mend deklartata që ka bërë zonja Kryemadhi. Që thoshte se përmes ndryshimeve kushtetuese që u bënë në mënyrë të njëanshme nga Edi Rama, LSI do të merrte më shumë se 40 mandate”, tha Bardhi.

Ky i fundit u pyet nga gazetarët dhe në lidhje me një deklaratë që bëri kandidatja për deputete më 25 prill, Elona Guri.

Ajo tha se Bardhi nuk kishte pranuar që të bënte deklaratë kundër një personazhi të njohur të botës së krimit në Elbasan. Bardhi shtoi se LSI nuk ka bërë fushatë elektorale në Elbasan dhe se ai ka dhënë shumë deklarata.

“Nuk dua, nuk e njoh fare kush është zonja, unë kam dhënë me dhjetra konferenca për shtyp, ju jeni dëshmitarë, ato që u fshehën dhe nuk erdhën një ditë në Elbasan, janë arsyeja e vetme pse LSI nuk mori asnjë mandat për fat të keq në Elbasan.

LSI nuk ka bërë fushatë në Elbasan, ju besoj se e dini këtë. Nuk kam dalë këtu për të bërë raport për marrëdhëniet me LSI, ka pasur një deklaratë jo normale nga kryetarja e LSI”, shtoi Bardhi.

 

Të fundit