Flash News

Ditari i Opozitës

Debati për Portin e Durrësit, paralajmëron deputeti i PD: Çështje kohe që abuzuesit të përfundojnë para drejtësisë!

Debati për Portin e Durrësit, paralajmëron deputeti i PD:

Deputeti i PD, Dashnor Sula komentoi projektin e Portit të Durrësit gjatë fjalës që mbajti në foltoren e Kuvendit.

Ai tha se opozita do ta denoncojë aferën javën tjetër, ndërsa shtoi se është çështjes kohe që disa prej personave të përfshirë do të jenë para drejtësisë.

Në portin e Durrësit, është arrestuar kyredispeçeri i portit në Belgjikë, ju e dini që agjencitë e transportit në port sjellin kuintalë me kokainë. Ky është realiteti i vërtetë. rruga Qukës-Qafë Plloç ka përfunduar 99.4% të gjithë punimeve të rrugës, dhe për 0.6% merrni 58.6 milionë dollarë.

Ju jeni mjeshtra për të gjetur gjithë abuzime. Këto janë të vërtetat, keni harxhuar 23 milionë dollarë një kilometër rrugë në fushë, u arrestua dje nga SPAK-u Arben Dervishaj, njeriu juaj i fortë që mbante evidencat për punimet në inceneratorë. Ju i gjeni gjithë format e mënyrat se si në këtë projekt të nxirrni para, sidomos para zgjedhjeve gostitni klientët tuaj.

 Është çështjes kohe që disa prej jush të jenë para drejtësisë, të jeni të sigurt ku ka abuzime e shpërdorime me firmë nga personat përgjegjës ato do dalin një ditë. U bëj thirrje ish-kolegëve të mi në SPAK, ndonëse kanë shumë presion do t’i inkurajoja bashkë me kolegët e opozitës së vërtetë, duhet t’i bëjnë një shërbim të jashtëzakonshëm këtij populli”, tha ai.



Të fundit