Flash News

Ditari i Opozitës

Deklarata e Yuri Kim:, Murrizi: Flet për antikorrupsion në mesin e të korruptuarve

Deklarata e Yuri Kim:, Murrizi: Flet për antikorrupsion në mesin e

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Myslim Murrizi komentoi deklaratën e ambasadores së SHBA në Tiranë, Yuri Kim e cila tha se qeveria e Ramës po lufton korrupsionin në Shqipëri.

I ftuar në Syri.tv, Murrizi thotë se Kim foli për antikorrupsion në mes të njerëzve më të korruptuar në dekadën e fundit.

"Nuk di kujt i drejtohej për korrupsion, se ata që nuk janë në pushtet, e kanë zero mundësinë reale për të qenë të korruptuar, të përfshirë në korrupsion, nuk japin PPP, nuk firmosin koncesione.

Nuk di kujt i drejtohej Yuri Kim kur fliste në mes të tufës që bëntë korrupsion. Mu duk shumë ironi që të jem i sinqertë.

Njëlloj si në një samit të donatorëve, ku u caktua  i pari i të gjithë donacioneve të Shqipërisë, zoti Beqja, atëherë Kim doli nga ajo sallë.

Të flasësh për komunizëm e diktaturë kur në krah ke bijtë e komunistëve e diktatorëve. Të flasësh për antikorrupsion kur ke njerëzit më të korruptuar të dekadës së fundit, do i shkonte për shtat një shoë për njerëz që nuk kanë logjikë.”-tha Murrizi.

 

Të fundit