Flash News

Ditari i Opozitës

Deklarata e Yuri Kim, reagon Berisha: Përkthim nga shqipja në anglisht, guvernatorja bën sekretaren ideologjike të Ramës

Deklarata e Yuri Kim, reagon Berisha: Përkthim nga shqipja në

Ish kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur deklaratës së ambasadores së SHBA në Tiranë, Yuri Kim, pasi paraditen e sotme u ka drejtuar një pyetje kandidatëve të koalicionit “Shtëpia e Lirisë” për zgjedhjet e 6 marsit se çfarë po iu premtojnë votuesve dhe çfarë duhet të presin shqiptarët dhe SHBA nëse sponsori i tyre është dikush i caktuar nga SHBA për korrupsion.

Nga Shkozeti i Durrësit ku takoi banorët, i shoqëruar nga kandidati për kryetar bashkie, Ardian Muka, Berisha tha se deklarata e Kim është vetëm një përkthim nga shqipja në anglisht, ndërsa shton se ambasadorja bën sekretaren ideologjike të Partisë Socialiste.

Nuk i dalin askund hesapet. Mund të bëjmë shumë komente por do ju them vetëm një mesazh që më dërgoi miku im gjuhëtar.

Më thotë Sali është përkthim nga shqipja në anglisht. Në shqip është deklaratë e Ramës. Ajo bën sekretaren ideologjike të Partisë Socialiste. E gjithë kjo përpjekje është e pashpresë. Si guvernatore i lejon vetes të ndërhyjë në procese të brendshme elektorale.

Këtu ajo përfaqëson mafien e George Soros. Një nga qëllimet e Soros është të prishë imazhin e SHBA te shqiptarët. Këtë nuk do e realizojë. Ne do ecim të vendosur të votojmë të lirë dhe të zgjedhim të lirë përfaqësuesit tanë brenda partisë ata që duam. Kush mërzitet nga standardet e lirisë i themi rrugë e mbarë”, deklaroi Berisha nga Durrësi.

  

Të fundit