Flash News

Ditari i Opozitës

Deklaratat e Bashës pasi takoi delegacionin e Senatit të SHBA, Nishani: Kulmi i hipokrizisë, ai vetë grabiti zgjedhjet në PD

Deklaratat e Bashës pasi takoi delegacionin e Senatit të SHBA,

Ish presidenti Bujar Nishani i ka cilësuar fyese për demokracinë amerikane deklaratat e tij pas takimit me delegacionin e Senatit të SHBA sot në selinë blu.

Sipas Nishanit, deklaratat e Bashës janë hipokrizi ekstreme pasi sipas tij ndërsa ju tregon shqiptarëve se ka denoncuar manipulimin dhe vjedhjen e zgjedhjeve prej Edi Ramës, vetë ai është manipulatori i zgjedhjeve brenda Partisë Demokratike.

Deklarata e Lulzim Bashës pas takimit me përfaqësues nga Senati SHBA, ishte kulmi i hipokrizisë dhe fyese për demokracinë amerikane dhe lirinë si dimension.

Eshtë hipokrizi ekstreme, kur Lulzim Basha ju tregon shqiptarëve se ka denoncuar manipulimin dhe vjedhjen e zgjedhjeve prej Edi Ramës, ndërkohë L. Basha është manipulatori dhe grabitësi më i shëmtuar i zgjedhjeve brenda Partisë Demokratike.

Kur L. Basha ju flet për standartet demokratike përfaqësuesve nga SHBA, ai fyen themelin e lirisë dhe dimensionin e demokracisë amerikane.

Në SHBA, asnjë nuk manipulon dhe grabit votat brenda partisë së tij, askush nuk asgjeson votën e lirë dhe të drejtën e kandidimit në partinë e tij, në asnjë rast nuk asgjesohet gara, për asnjë arsye vendimet nuk merren ilegalisht dhe në dhunim të institucioneve, siç vepron L. Basha sistematikisht brenda partisë së tij”, deklaron Nishani.

Të fundit