Flash News

Ditari i Opozitës

Deklaratat e Berishës, reagon PD: U strehua te Meta, ai do t’i përdorë demokratët për të rritur pazarin te Rama

Deklaratat e Berishës, reagon PD: U strehua te Meta, ai do t’i

Partia Demokratike ka reaguar pas deklaratave të ish-liderit Sali Berisha. PD thotë se kandidatët e Ilir Metës nuk mund të përfaësojnë demokratët, duke vijuar me akuzat e Bashës se Berisha i dorëzoi PD-në LSI-së.

Në një reagim në rrjetet sociale, selia blu thotë se Berisha u strehua te Meta për t’u mbrojtur, ndërsa akuzon këtë të fundit se do të përdorë demokratët për të bërë pazare me Ramën.

“Kandidatet e Shtëpisë së Ilirit, nuk mund të përfaqësojnë kurrë demokratët. Berisha u strehua tek Meta për t'u mbrojtur nga Non-Grata, Meta kërkon të përdorë demokratët për të rritur pazarin tek Rama siç bëri në 2013-ën. Të zgjedhësh Berishën e Metën, mban Ramën”, thuhet në reagim.

Të fundit