Flash News

Ditari i Opozitës

“Dorëzoi PD-në te Meta”/ Berisha i përgjigjet Bashës, çfarë thotë për kandidatët e kryedemokratit në zgjedhje

“Dorëzoi PD-në te Meta”/ Berisha i përgjigjet

Ish-lideri Sali Berisha i është përgjigjur kryedemokratit Lulzim Basha. Ky i fundit ka deklaruar se ka pasur si qëllim t’ja dorëzojë partinë Ilir Metës. Duke vënë theksin te lapsueset e Bashës, Berisha tha për gazetarët se nuk mund të ketë përgjigje për një njeri që mashtron.

“A mund ti përgjigjesh një njeriu që në dy fjalë thotë tre gënjeshtra? U servir ju jo 7 x 7 bëjnë 42, 1958 për 5004 dhe njeriut që jeton i rrethuar si në bunker. Nuk mund të ketë përgjigje për këtë njeri!”- tha Berisha.

Ky i fundit u pyet edhe për kandidatët e Bashës në zgjedhjet e pjesshme lokale. Berisha tha se tha se nuk ka asnjë koment personal, ndërsa shtoi se anëtarësia e PD zgjodhi vetë kandidatët e saj.

“Komente personel për të nuk kam. Ata janë faktikisht janë kandidatë të Lul bravës dhe s’kanë asgjë me anëtarësinë. Anëtarët e PD kanë sot kandidatët e propozuar prej tyre”, tha Berisha.

 

Të fundit