Flash News

Ditari i Opozitës

Pse mungoi Berisha në seancën plenare të Kuvendit?

Pse mungoi Berisha në seancën plenare të Kuvendit?

Ish-kryeministri Sali Berisha mungoi sot në seancën e parë plenare të Kuvendit për këtë vit.

Megjithëse deklaroi se do t'i bashkohej punimeve në seancën e parë të 17 janarit, Berisha nuk bërë pjesë e seancës ku foli edhe presidenti turk Recep Tayyip Erdogan.  

Kujtojmë se seanca e parë plenare e Kuvendit për këtë vit u shoqërua që në nisje me debate. Deputetët në mbështetje të ish-kryeministrit Berisha, të përjashtuar nga Lulzim Basha nga grupi parlamentar, kërkuan nga kryeparlamentarja Lindita Nikolla të mos njohë vendimin e Bashës.

Komisioni i Rithemelimit i ka dërguar një shkresë kryeparlamentares ku i kërkon të mos njohë vendimet e tij, duke i rikujtuar vendimet e marra nga Kuvendi i 11 Dhjetorit, për shkakrkimin e Lulzim Bashës nga posti i kryetarit të partisë.

Të fundit