Flash News

Ditari i Opozitës

Dekreti i Begajt për ‘Diellën’, Berisha: Antikushtetues! Ramaduro do vjedhë me hajduten e padukshme

Dekreti i Begajt për ‘Diellën’, Berisha: Antikushtetues!

Kreu i PD, Sali Berisha ka reaguar me tone të forta ndaj dekretit të Presidentit Bajram Begaj për “ministren vrituale” Diella.

Në një postim në Facebook, Berisha e cilëson një “komedi botërore” dhe thekson se ministri virtual, i cili nuk është njeri dhe nuk ka personalitet ligjor, është shfaqur në dokumente kushtetuese, si dekreti presidencial, vetëm për të lejuar Ramën të kryejë veprime të dyshuara pa përgjegjësi të drejtpërdrejtë.

REAGIMI:

Në një rast unik në historinë e botës, më saktë, në komedinë botërore, kukulla e Edi Ramës, Presidenti Begaj, me propozimin e kryetarit të PS, Edi Rama, me dekretin e djeshëm presidencial emëroi, përveç kryeministrit, edhe Ministrin Virtual të Inteligjencës Artificiale, apo Diella Ramën, nën përgjegjësinë e Kryeministrit për krijimin dhe funksionimin e saj. Kështu, duke shkelur Kushtetutën dhe në fyerje të inteligjencës, shtohet një dëm kushtetues që është deklarimi si në asnjë vend tjetër të botës se Diella është ministre.

Për fat të keq, për shumicën e mediave të cilat e gëlltitën këtë bllof dhe e kanë bërë titull sensacional, kjo mund të duket gazmore e qesharake; por në fakt këtu nuk kemi thjesht një rast qesharak, por edhe një precedent serioz ligjor, një shkelje serioze e rëndë e germës dhe frymës së Kushtetutës, të shtetit ligjor dhe institucioneve të tij.

Ky ministër virtual, jo-njerëzor, jo-personal, shfaqet në një dokument kushtetues të narkoshtetit, siç është dekreti presidencial që emëron kryeministrin, dhe kjo vetëm e vetëm që Ramaduro vetë të mos vjedhë më duke keqpërdorur Lubinën, Mirlindën etj., por tani t’i vjedhë të gjitha me Diella Ramën hajduten e padukshme të emëruar me dekret presidencial.

 

 

Të fundit