Flash News

Ditari i Opozitës

“Dekretoi Meten për Ministër, ende pa u shkarkuar nga AMF”, Bardhi: Presidenti shkeli Kushtetutën

“Dekretoi Meten për Ministër, ende pa u shkarkuar nga

Në nisjen e seancës plenare, Gazmend Bardhi është shprehur se presidenti i vendit, Bajram Begaj ka shkelur Kushtetutën.

Sipas Bardhit, presidenti ka sjellë në Kuvend dekretin për miratimin si Ministër i Financave të Ervin Mete, ende pa e shkarkuar nga posti si drejtor i AMF.

Në kundërshtim flagrant me nen 103, presidenti ka dekretuar ministër një zyrtar publik që nuk mund të emërohej sepse ushtronte një funksion tjetër publik.

Shkarkimi i Mete është bërë në seancën e të hënës, pasi presidenti e kishte dekretuar si ministër. Ka sjellë një dekret në kundërshtim flagrant me Kushtetutën.

Ka bërë dekretim pa kryer verifikim formal nga anëtari i Këshillit të Ministrave”, tha Bardhi.

 

Të fundit