Flash News

Ditari i Opozitës

Denoncimi i Berishës: Gjysma e ushtarëve kanë dorëzuar dorëheqjen, helikopterët s’ngrihen dot në ajër

Denoncimi i Berishës: Gjysma e ushtarëve kanë dorëzuar

Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka denoncuar gjendjen në të cilën ndodhet aktualisht ushtria e vendit.

Ai ka publikuar në rrjetet sociale mesazhin e një oficeri të ministrisë së Mbrojtjes, i cili thotë se gjysma e ushtarëve kanë dorëzuar dorëheqjen për shkak të pagave të ulëta dhe kushteve jo të mira, por nuk janë pranuar nga eprorët.

Ne mesazhin dërguar Berishës thuhet se oficerët punojnë roje ose kamarier si punë të dytë, pasi nuk plotësojnë dot nevojat e familjes. Gjithashtu thekson se flota ajrore dhe detare e vendit është në gjendje shumë të keqe.

Sa i përket helikopterëve CUGAR, ai thotë se janë jashtë gatishmërie. Sipas oficerit, kjo është arsyeja pse vitin e kaluar, për shuarjen e zjarreve që përfshinë vendin u kërkua mbrojtje nga Europa.

Nisur nga ky mesazh, Berisha i bën thirrje NATO-s që të ndërmarrë një inspektim për vleresimin e gjendjes së forcave të Shqipërisë, si vend anëtar i saj.

Denoncimi i Berishës: Gjysma e ushtarëve kanë dorëzuar

Të fundit