Flash News

Ditari i Opozitës

Denoncimi i Berishës: Hidhet lëndë helmuese në gjimnazin e Krujës, nxënësit braktisin klasat

Denoncimi i Berishës: Hidhet lëndë helmuese në gjimnazin e

Kryedemokrati Sali Berisha ka denoncuar se në gjimnazit e Krujës është hedhur lëndë helmuese, duke bërë që nxënësit të braktisin klasat.

Me anë të një postimi në  Facebook, Berisha teksa i referohet denoncimit të qytetarit dixhital thotë se ngjarja po mbahet e fshehtë.

Postimi i Sali Berishës

“Hidhet lëndë helmuese në gjimnazin e Krujës.

Nxënësit braktisin klasat.

Ngjarja mbahet e fshehtë.

????Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital.

Ne gjimnazin e Krujës është hedhur një lende helmuese, te gjithë nxënësit janë ne oborrin e shkollës, te shkruajta se duan ta mbajnë te fshehur.”

Ndërkohë u raportua se bëhet fjalë për një nxënës te vitit të dytë në gjimnazin “Skënderbeu” në Krujë, i cili ka hedhur në korridorin e shkollës një sasi spraj me spec djegës.

Të fundit