Flash News

Ditari i Opozitës

Denoncimi i PD Gjirokastër: Elementë kriminalë nga radhët e Policisë po përfshihen në fushatë, kush do të mbajë përgjegjësi

Denoncimi i PD Gjirokastër: Elementë kriminalë nga radhët e

Partia Demokratike në Gjirokastër ka denoncuar se elementë kriminalë të strukturave të Policisë së Shtetit po ndërhyjnë në fushatë për të deformuar votën e qytetarëve në zgjedhjet e 25 prillit.

Në deklaratën e shpërndarë për mediat theksohet se disponon prova të plota, video dhe foto që tregojnë përfshirjen e këtyre elementëve që po ndërhyjnë dukshëm në fushatën elektorale të Rilindjes dhe paralajmëron se do të ketë kallëzime në autoritet përkatëse.

PD Gjirokastër ka publikuar dhe një listë me emra që sipas saj, do të jenë ata që do të mbajnë përgjegjësi për këto akte.

Deklarata e PD-së Gjirokastër

Presioni i Rilindjes gjatë këtyre ditëve nuk po njeh limit apo masë !

Në ndihmë sigurisht vjen Policia e Rilindjes e cila e ka humbur funksionin legjitim që ka, duke u pozicionuar haptas në një instrument të shtetit mafioz që po mban peng vendin.

Prej ditësh në Gjirokastër, po qarkullojnë elementë kriminalë të cilët kanë qenë dhe janë pjesë e strukturave policore. Qëllimi i tyre është i lexueshëm dhe i qartë: Deformimi i votës popullore në favor të sektit më të urryer që ka njohur Shqipëria në 30 vite pluralizëm politik.

Partia Demokratike Gjirokastër u bën thirrje individëve kriminalë pjesë e strukturave policore apo dhe jashtë saj, që të mos përfshihen në veprime antiligjore për të cilat nuk do t’i shpëtojnë dot përgjegjësisë. Disponojmë prova të plota, video dhe foto që tregojnë përfshirjen e këtyre elementëve që po ndërhyjnë dukshëm në fushatën elektorale të Rilindjes cka do të referohen në organin e akuzës për veprime të mëtejshme.

Partia Demokratike Gjirokastër denoncon me forcë drejtues të Policisë së Shtetit, funksionarë të saj në sektorë të ndryshëm të Policisë së Qarkut Gjirokastër, për përfshirje dhe pozicionim të dukshëm politik në favor të pushtetit.

Për sa më lart, do të mbajnë përgjegjësi ligjore personat e mëposhtëm:

-Julian Qibini
-Bilbil Makri
-Oltion Bistri
-Perlat Cullaj
-Klodian Haruni
-Edmond Targaj
-Maks Haderi
-Ervin Hoxha

dhe te gjithe inspektoret e zonave, e të tjerë funksionarë të Policisë së Shtetit dhe asaj Vendore të Gjirokastrës se nuk do të shpëtojnë dot nga ndëshkimi ligjor. Detyra e tyre funksionale është t’i shërbejnë ligjit dhe jo antiligjit !

Për gjithcka më sipër, hapat e mëtejshëm të PD Gjirokastër, do të jenë ato të depozitimit të kallzimeve ndaj personave të mësipërm në organet ligjzbatuese, si dhe informimin e organizmave ndërkombëtare të atashuara në vend për të njohur situatën mjaft të rënduar që egziston në Gjirokastër kur mbeten më pak se 2 jave nga ndëshkimi i madh popullor ndaj Rilindjes.

Shqipëria Fiton !

Gjirokastra Fiton !

Të fundit