Flash News

Ditari i Opozitës

Denoncon kandidati i PD: Në Vaqarr, PS po shpërndan ndihma në kërkim të votave, kapëm makinën

Denoncon kandidati i PD: Në Vaqarr, PS po shpërndan ndihma në

Kandidati i PD, Belind Këlliçi ka denoncuar se në Vaqarr përfaqësues të njësisë administrative Vaqarr kanë tentuar të shpërndajnë ndihma dhe ushqime në këmbim të votave.

Sipas Këlliçit, janë banorët ata që kanë sinjalizuar që po shpërndahen ndihma, ndërs më pas ka kontaktuar edhe shefin e komisariatit për këtë shkelje.

 “Pas një diskutimi të gjatë që kemi pasur, kjo makinë tip Skoda është kapur duke shpërndarë ndihma.

Është e komunës së Vaqarrit, këtu ka qenë djali i xhaxhait të kryetarit të komunës, Gentjan Myrtos një hajduti pronash. Këtu ka një procesverbal për ushqimet që janë dhënë nga kateringu. Aty është fletëpalosja e PS, aty ka zarf të mbyllur. Po presim që të vijë edhe prokurori i gatshëm.

Janë banorët që kanë sinjalizuar që po shpërndahen ndihma. Kam kontaktuar edhe shefin e komisariatit për këtë shkelje, që janë zyrtarë të komunës së Vaqarrit. Personat që janë kapur, kanë mbyllur makinën dhe kanë ikur. Kemi ditë të tëra që kemi sinjalizime për shpërndarje ndihmash”, u shpreh Këlliçi.

 

Të fundit