Flash News

Ditari i Opozitës

Denoncon PD: Përfaqësuesja e PS bën shënime mbi vota, në 60 mijë të pavlefshme, shumica tonat

Denoncon PD: Përfaqësuesja e PS bën shënime mbi vota,

Kandidati për deputet i PD ka denoncuar se një nga përfaqësueset e Partisë Socialiste është filmuar duke shënuar në fletët e votimit.

Në një prononcim për abc, Bumçi ka ngritur shqetësimin se në këto në KZAZ nr.31 në Tiranë po dalin shumë vota të pavlefshme dhe se shumica e votave të pavlefshme janë të Partisë Demokratike

Aldo Bumçi: në një tavolinë numërimi vuri re që përfaqësuesja e PS shënonte fletët e votimit. Kemi pamje filmike. Kemi 60 mijë fletë votimi të pavlefshme. Besoj numër rekord. Dhe janë të Partisë Demokratike.

Ku është për PD janë mbizotëruese. Kërkohet hetim dhe sqarim. Se mbizotërojnë fletët ku është shprehu vullneti për PD. Kërkojmë pse ka ndodhur dhe ky është rast për tu sqaruar. Se janë 60 mijë. Një nga shkaqet është shënimi i fletëve të pavlefshme. Isha brenda në sallë. Nuk pati përplasje thjesht ka ndalim procesi të numërimit. Duhet të shikohen kamera. Nuk ka qenë vullneti i votuesit por i takojnë opozitës.”

Të fundit