Flash News

Ditari i Opozitës

Denoncon Teliti: Veliaj-Kuko i heqin të drejtën e fjalës këshilltarëve të opozitës

Denoncon Teliti: Veliaj-Kuko i heqin të drejtën e fjalës

Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, njëherësh këshilltari i PD-së në, Dorian Teliti ka denoncuar kryebashkiakun Erion Veliaj, se i ka hequr fjalën këshilltarëve të opozitës në mbledhjen e sotme.

 Në një postim në Facebook, ai shkruan se Veliaj refuzon të dëgjojë të vërtetën në sy.

 “Live.

Dyshja Veliaj-Kuko ne shkelje te plote te ligjit dhe rregullores i heqin te drejten e fjales keshilltareve te opozitës.

E kerkuam fjalen per procedure, nje e drejte e cdo keshilltari, por dyshja nuk deshiron te degjoje te verteten ne sy. Nuk duan te degjojne te vertetat e vjedhjes se fondeve dhe grabitjes se prones publike.

Shkelje pas shkelje, kjo eshte fytyra e vertete e Bashkise”, shkruan Teliti.

 

Të fundit