Flash News

Ditari i Opozitës

Deputetët e opozitës përplasen me Gardën, Bardhi: Mos e prek me dorë!

Deputetët e opozitës përplasen me Gardën, Bardhi: Mos e prek

Teksa sot mbahet seancë plenare, deputetët e opozitës janë përplasur me Gardën, pasi kjo e fundit nuk i ka lënë që të futen disa prej opozitarëve.

“Hapeni rrugën” dëgjohet teksa flet Noka me gardistët, ndërkohë një prej përfaqësuesve të Gardës tha se deputeti kishte flakadanë në xhep.

Sakaq në videon e publikuar nga ish-kryeministri Berisha në një lidhje live në FB, dëgjohet Bardhi që flet me tone të forta thotë; mos e prek me dorë!, ndërsa e ka fjalën për Nokën.

Këta të fundit i janë nënshtruar një kontrolli të rreptë në çanta nëse kanë flakadanë apo mjete të tjera piroteknike.

Në pamje shihet se si shtyhen deputetët me punonjësit Gardës, të cilët tentojnë të hyjnë në sallën e Kuvendit.

Deputetët e opozitës përplasen me Gardën, Bardhi: Mos e prek

Në një moment dëgjohet deputeti Flamur Noka teksa thotë se është një shtet banditësh, ndërsa shton se; do ju vijë fundit.

Ndërkohë Vokshi akuzon Gardën se i ka kontrolluar dhe çantën. “Turp, kontrolloni dhe çantat e grave!”, tha ajo.

Të fundit