Flash News

Ditari i Opozitës

Deputetët e PD bëhen bashkë për Kukësin

Deputetët e PD bëhen bashkë për Kukësin

Në 24 shtator në Kukës mbahen zgjedhjet e pjesshme vendore, ku qytetarët do të votojnë për kryebashkiakun e ri, pas skandalit të Safet Gjicit.

Në garë janë dy kandidatë, Emri Vata i mbështetur nga “Bashkë Fitojmë” dhe Albert Halilaj i mbështetur nga PS.

Në mbështetje të kandidatit Emri Vata duket se janë bërë bashkë deputetë të grupimeve të ndryshme në PD, duke lënë mënjanë përplasjet.

 Në një foto të publikuar nga deputeti Flamur Noka, në krah të kandidatit Vata, është edhe deputeti Flamur Hoxha, i pozicionuar për një kohë të gjatë në atë që njihej si grupimi Basha, por më pas u distancuar.

Por në garën e Kukësit ai është bërë bashkë me deputetët Edi Paloka, Isuf Çelaj, Tomorr Alizoti dhe Flamur Noka, të cilët kanë zhvilluar takimin e radhës në Gostil në mbështetje të kandidatit Vata.

Të fundit