Flash News

Ditari i Opozitës

Deputeti demokrat: Pse Paketa e Maleve është rrezik për paqen sociale në Tropojë, Has e Kukës?

Deputeti demokrat: Pse Paketa e Maleve është rrezik për paqen

Deputeti i Partisë Demokratike, Isuf Çelaj, ka ngritur disa shqetësime që do të sjellë Paketa e Maleve e miratuar nga qeveria.

Në një postim në Facebook, Çela shkruan se kjo nismë e qeverisë rrezikon paqen sociale në Qarkun e Kukësit, duke hapur sipas tij, një plagë të re e burim konfliktesh mbi pronësinë kolektive të bjeshkëve, pyjeve e kullotave alpine për banorët e Tropojës, Hasit e Kukësi.

Ai i bën thirrje këshilltarëve të Tropojës, Kukësit e Hasit të ngrihen dhe të kundërshtojnë paketën.

“Mënyra me të cilën përfaqësuesit e rilindjes përgatiten dhe e kaluan në seancë këtë ligj  me shpejtësi dhe po thuajse në errësirë totale tregon qartë synimin djallëzor që mbart në vetvete kjo e ashtuquajtura “Paketa e Maleve.” Nga një premtim zhvillimi, në një plagë të re e burim konfliktesh mbi pronësinë kolektive të bjeshkëve, pyjeve e kullotave alpine për banorët e Tropojës, Hasit e Kukësi.

Këshilltarë bashkiakë të Tropojës, Hasit dhe Kukësit, është momenti juaj i përgjegjësisë historike. Qeveria ka nxjerrë në tryezë Paketën e Maleve, e cila premton lehtësira fiskale, tokë publike deri edhe me “1 euro”, dhe procedura ku regjistrimi i pronës vjen pas investimit. Por nëse ky ligj kalon i zbatuar siç është, ju do të mbani mbi supe jo zhvillimin, por konfliktet dhe përplasjet që do të pasojnë. Trashëgimia e bjeshkëve nuk është mall për plaçkë tregu”, shkruan Çelaj.

Sipas deputetit, kullotat e pyjet përmes një pakete të re, rrezikojnë të tjetërsohen për interesa investitorësh fantazmë apo të lidhur nëpërmjet interesave okulte me qeverinë e rilindjes.

Çelaj thekson se në të vërtetë Paketa e Maleve synon: privatizimin e kullotave të përbashkëta, çka sjell përplasje, shkatërrim të ekosistemeve dhe zhvillim pa përfitim lokal.

Të fundit