Flash News

Ditari i Opozitës

Deputeti i PD: Do u kthehet në boomerang, me Berishën në shtëpi opozita do të jetë më e fortë

 Deputeti i PD: Do u kthehet në boomerang, me Berishën në

Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi deklaron se me kreun e PD, Sali Berisha në “arrest shtëpie” goditet opozita.

Duke folur në “Euronews Albania”, Baçi tha se edhe kërkesa e parë e SPAK duhet të kalonte përmes Parlamentit, pasi sipas tij, u shkel Kushtetuta.  

Deputeti demokrat shtoi më tej se arrestimi i Berishës do u kthehet në boomerang dhe sipas tij, opozita do jetë më e fortë.

“Nëse kërkesa e parë e SPAK do të kalonte përmes Parlamentit, ishim plotësisht dakord. Pse nuk pranoni që është shkelur Kushtetuta. Nuk kam thënë unë me Berishën në shtëpi nuk ka opozitë. Thashë cënohet opozita, por jo nuk ka opozitë. Do u kthehet në boomerang, me Berishën në shtëpi do të jetë më e fortë opozita. Çdo lloj vendimi që merr SPAK goditet opozita, se sulm ndaj opozitës është”, tha Baçi.

 

Të fundit