Flash News

Ditari i Opozitës

Deputeti i PD: Ndryshimet në qeveri të imponuara nga dosjet e korrupsionit

Deputeti i PD: Ndryshimet në qeveri të imponuara nga dosjet e

Deputeti demokrat Luan Baçi komentoi ndryshimet e fundit në kabinetin qeveritar nga ana e kryeministrit Edi Rama.

“Largimet e Olta Xhaçkës dhe Frida Krifcës janë vendime që priteshin. Madje unë nuk e kuptoj se pse ato nuk u larguan me kohë vetë.

Pasi Xhaçka është e kallëzuar penalisht si përfituese e skemës me investitorët strategjikë të miratuar nga qeveria, ku përfitues është bashkëshorti i saj.

Ndërsa Krifca nuk është e akuzuar vetëm për abuzimet me fondet e Bashkimit Evropian për bujqësinë.

Por ajo është paditur jo pak herë nga opozita për favorizimin me skemat e subvencionimit të fermerëve.

Pra nuk është çudi që të gjithë ministrat e larguar sot të ishin larguar me kohë”, tha Baçi në një intervistë në studion e lajmeve në “Ora Neës”.

Po ashtu, lidhur me afrimin pranë Berishws të deputetëve të kryesuar nga Gazment Bardhi, Baçi theksoi se ky akt duhej të ishte bërë me kohë.

“Nesër do takohen aleatët dhe do ketë një ribashkim të të gjithë demokratëve. Po ashtu do jenë dhe të gjithë aleatët e Partisë Demokratike, dhe do jetë një takim që do të vulosë përfundmisht kampin opozitar, ku Lulzim Bashës do t’i vijë turp se si sillet ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama”, u shpreh deputeti Luan Baçi.

 

 

 

Të fundit