Flash News

Ditari i Opozitës

Deputeti i PD: Nesti Angoni është Belinda Balluku

Deputeti i PD: Nesti Angoni është Belinda Balluku

Kryeministri Edi Rama zgjodhi si drejtuese të fushatës të PS për Bashkinë e Tiranës zv/kryeministren Belinda Balluku sepse ajo ka vjedhur dhe ka para të siguruara nga aferat dhe abuzimet në pushtet.

Kështu u shpreh sot deputeti demokrat Klevis Balliu, i pyetur për zhvillimet e fundit të mazhorancës.

Madje ai shkoi më tej, duke thënë edhe se ishin vërtetuar dyshimet e PD-së për Belinda Ballukun, se pas denoncuesit Nesti Angoni për dosjen Veliaj fshihej pikërisht zv/kryeministrja.

“Gjithë dyshimet që kemi thënë ne së kush është Nesti Angoni dolën. Një plus një bëjnë dy, ja duket. Ndaj u vu drejtuese fushate Belinda Balluku”, tha Balliu për “News 24”, teksa u pyet për lajmin e caktimit të saj për fushatën e parakohshme lokale.

Deputeti vijoi argumentin e tij, se Balluku do ishte edhe drejtuesja e vërtetë e fushatës, sepse është edhe ajo që ka paratë, kurse kandidatja Ogerta Manastirliu do kishte vetëm rolin e Diellës.

“Manastirliu është si Diella Live, Balluku do e drejtojë fushatën. Balluku nuk shquhet për fjalim të jashtëzakonshëm. Ajo shquhet se ka para, shquhet për aferat korruptive, ajo shquhet se e ble fushatën, ka para për ta blerë fushatën e Tiranës. Çfarë lidhje kishte Balluku me Fierin drejtuese fushate atje. Në Tiranë ka qenë Gonxhja dhe Manastirliu dhe jo Balluku. Sepse duhet ai që ka më shumë lekë, që ka vjkedhur më shumë lekë, kjo është fushata. Kush vjedh më shumë ecën përpara. Manastirliu nuk e dinte fare që ishte kandidate”, vijoi ligjvënësi.

Balliu tha mes të tjerash se në PD diskutohet si parti, kurse në PS “vrasin njëri-tjetrin për pushtet”.

“Siç kafshuan trupin politik të Veliajt, këta do kafshojnë edhe trupin politik të Ramës nesër”, nënvizoi ai.

Të fundit