Flash News

Ditari i Opozitës

Deputeti i PD për përmbytjet: Situata në Lezhë është katastrofike, uji ka vërshuar në shtëpi e biznese

Deputeti i PD për përmbytjet: Situata në Lezhë

Deputeti demokrat Agron Gjekmarkaj ka reaguar për situatën e përmbytjeve në qarkun e Lezhës. Ai thotë se gjendja është katastrofike, duk etheksuar se uji ka vërshuar në rrugë, shtëpi dhe biznese.

Deputeti i ka bërë thirrje Bashkisë dhe autoriteteve përgjegjëse që të qëndrojnë pranë qytetarëve në këto momente të vështira, duke nënvizuar se nevojitet ndihmë dhe jo propagandë.

“Gjendja e permbytjeve në Lezhe është katastrofike. Uji vershon kudo, në shtepi dhe biznese. Baterdia urbane po shfaq pasojat e saj në çdo stine në kurriz të qytetarve.

I bëj thirrje Bashkisë Lezhë dhe punonjesve të saj, emergjencave civile, qeverisë që të jenë pranë qytetarve në keto momente te veshtira. Duhen akte dhe jo fjale. Duhet ndihme dhe jo propagandë. Duhet nderhyrje dhe jo sehir”, shkruan Gjekmarkaj në rrjetet sociale.

 

Të fundit