Flash News

Ditari i Opozitës

Deputeti nxjerr dokumentin: Gjiknuri ka qenë ish-drejtor në SHIK, Rama ta shkarkojë që sot

Deputeti nxjerr dokumentin: Gjiknuri ka qenë ish-drejtor në SHIK, Rama

Partia e Lirisë ka publikuar një dokument, përmes së cilit, pretendon se sekretari i socilaistëve Damian Gjiknuri ka qenë drejtor në SHIK.

Deputeti Petrit Vasili e ka bërë publik këtë dokument pas akuzave të Edi Ramës ndaj kreut të sindikatës së pedagogëve, Sandër Kovaçit. Kryeministri e quajti këtë të fundit ‘shiks’.

Vasili shkruan se nëse Rama e ka problem punën në SHIK duhet ta shkarkojë menjëherë Gjiknurin.

Damian Gjiknuri ka qene Drejtor ne SHIK, pse nuk e shkarkon Edi Rama!

“Por ky Edi Rama ka dy dite qe shqyen gojen e leh pa pushim per profesorin e nderuar te Matematikes se Aplikuar Sander Kovaci.

Ndersa per Damian Gjiknurin nuk ka problem qe ti jape poste e ofiqe pa mbarim si dhe te menaxhoje qindra milione euro koncesione qe baderdisen ekonomine e vendit.

Po si s'ka turp ky kryeminister qe faktet ulerasin dhe ky vazhdon e derdellit.

Po qe se e ka merak Rama kete punen ne SHIK le ta shkarkoje qe sot Gjiknurin ose ta qepë gojen se u be gazi i botes”, shkruan Vasili.

Të fundit