Flash News

Ditari i Opozitës

Deputetja e PL: Kemi kërkuar trefishim të bonusit të bebeve

Deputetja e PL: Kemi kërkuar trefishim të bonusit të bebeve

Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho deklaron se ka dërguar tek Ministria e Financave propozimin për trefishim të bonusit të bebeve, standardizimin e tij për të gjithë fëmijët dhe dhënien e një paketë për çiftet e reja.

Kam çuar propozim tek ministri i Financave për ta trefishuar bonusin e bebeve, megjithëse është një dështim sepse nuk ka pasur rritje të lindshmërisë, jemi në shifra negative. Propozimi im ishte që e para ta standardizojmë, por të jetë 1 milion e 800 mijë lekë për çdo fëmijë dhe të shoqërohet me një paketë të dedikuar për çiftet e reja.

Ajo që dëgjon rëndom tek të rinjtë është se një nga arsyet e largimit është edukimi dhe arsyeja tjetër është se nuk arrijnë të krijojnë familje sepse kostoja është shumë e lartë”, tha ajo në MCN.

Sipas Xhixhos, Shqipëria është kthyer në një vend që ofron mundësi vetëm për disa njerëz, dhe jo për të gjithë.

Nuk kthehet se nuk e sheh Gjirokastrën apo Shqipërinë si një vend të mundësive të të gjithëve, por vendi ynë fatkeqësisht është kthyer në vend të mundësive të disave. Rënia e studentëve në Universitetin e Gjirokastrës këtë vit ishte drastike.

Rrezikon të mos kesh as të rinj të kualifikuar. Në gjithë Republikën kemi vetëm 7 mësues fizike, Mësuesit janë të mbingarkuar, të keqpaguar dhe rezultati i Pisa-s ishte kambanë që duhet të kishte tunduar qeverinë”, tha deputetja e PL.

 

Të fundit