Flash News

Ditari i Opozitës

Dëshmi për dosjen 5D, Këlliçi: U pyeta në mënyrë intimiduese, Veliaj është kapitull i mbyllur

Dëshmi për dosjen 5D, Këlliçi: U pyeta në

Deputeti i PD, Belind Këlliçi ka folur për mediat pas daljes nga GJKKO ku dëshmoi për rreth dy orë, mbi dosjen 5D.

Për mediat, Këlliçi u shpreh se gjatë seancës është pyetur nga avokatët e të akuzuarve në mënyrë intimiduese deri në kërkesë llogarie.

Këlliçi theksoi se beteja e tij politike me Veliajn ëshët mbyllur dhe tashmë ka ardhur radha e Ramës, Ballukut dhe çdo zyrtari të përfshirë në afera korruptive.

“Isha si dëshmitar dhe kallëzues për dosjen famoze 5D, jam pyetur nga mbrojtja e drejtorëve, nga gjykata dhe SPAK për rrethanat e ngjarjes. Jam pyetur në mënyrë intimiduese deri kërkesë llogarie , është kaluar në interpretime politike, akuza politike dhe për zgjedhjet 2023, sigurisht avoketërve të mbrojtjes ishte një çështje që s’është në themel në diskutimet e gjyqit. U pyeta edhe për faktin që Redi Molla s’mund të vjedhë më vota, e provon ekzistencën e faktit.

Beteja ime politike me Veliajn, një kapitull i mbyllur. Beteja ime politike vijon me modelin Veliaj në institucionet shqiptare, deri në fund. Me sistemin që garanton karrierë të rreme, për mitin e të pamposhturit, e mban në këmbë Rama, dhe është kali ynë i betejës. Beteja jonë është me Ramën, Ballukun, dhe çdo titullar tjetër që janë të përfshirë në afera korruptive. Vijon me modelin Veliaj që është instaluar në çdo kapilar të institucioneve të shtetit”, deklaroi Këlliçi.

Të fundit