Flash News

Ditari i Opozitës

Dhuna ndaj aktivistes së PD-së, Berisha poston videon dhe akuzon Braçen: Urdhëroi narkoshefin ta trajtojë shtazërisht

Dhuna ndaj aktivistes së PD-së, Berisha poston videon dhe akuzon

Ish-kryeministri Sali Berisha ka postuar videon kur aktivistja e PD-së ka qenë duke xhiruar momentin kur sipas saj Shefi i Komisariatit të Divjakës se e ka dhunuar fizikisht, pasi sipas saj po filmonte një takim elektoral të PS-së, me pjesëmarrje edhe të administratës.

Berisha akuzon zv/kryeministrin Erion Braçe se ka urdhëruar shefin e Policisë Altin Shehu të dhunojë aktivisten e PD-së. 

"Momenti kur Erion Braçe pluhuri, urdheron narkoshefin e policise Altin Shehu te trajtoje shtazerisht demokraten guximtare Elsa Bita. Denoj me ashpersi te madhe qendrimin prej gangsetresh te Braçe Shehut ndaj Elsa Bitit. Ata jane ne grahmat e fundit neser ata i pret ndeshkimi i shqiptarve. Fitore. sb,"- shkruan Berisha.

Të fundit