Flash News

Ditari i Opozitës

Dhuna në KZAZ-në 30, Pampuri: Dy persona të paidentifikuar dhunuan vëzhguesin e PD

Dhuna në KZAZ-në 30, Pampuri: Dy persona të paidentifikuar

Kandidatja e PD për deputete në Tiranë Orjola Pampuri ka folur pas incidentit të pak minutave më parë në shkollën 1 Maji brenda KZAZ-së në zonën e Ali Demit.

Pampuri tha se dhuna u shkaktua nga dy persona të paidentifikuar që ishin futur në brendësi të KZAZ-së me mjet identifikimi.

Para 40 minutash ndërpremë procesin e numërimit për shkak të pjesëmarrjes së lartë të numrit të personave në sallë. Kur rinisëm procesin me rregulla të reja, te dera u paraqitën persona nga PS, PD dhe LSI te dera e shkollës me një listë se kush do lejoheshin të futeshin brenda. Ndërkohë që brenda ishin dy persona. Kur i pyetëm vëzhguesit e KQZ se kush ishin ata nuk kishin dijeni.

Ata ngacmuan, dhunuan dhe përgjakën vëzhguesin e PD sëbashku me djalin e tij. Ishin dy persona që i ngacmuan vëzhguesit tanë dhe i dhunuan”, thaPampuri.

 

Të fundit