Flash News

Ditari i Opozitës

Dikur ishte “Bleta e Artë” e Ramës, Brisida Shehaj iu kërkon vota socialistëve: Jam në një parti që mendon për ju

Dikur ishte “Bleta e Artë” e Ramës, Brisida Shehaj iu

E renditur e fundit në listën e kandidatëve për deputet të LSI-së në Qarkun e Tiranës, Brisida Shehaj përmes një videomesazhi në rrjetet sociale iu kërkon vota socialistëve për zgjedhjet e 25 prillit. Ajo iu kërkon vota në emër të LSI-së, pasi sipas saj kjo parti është e socialistëve dhe është parti që mendon për ta.

“Të shumtë më pyesni: Pse duhet të të besojmë Bris? Dhe unë po ju dëshmoj arsyet, që janë edhe parimet e mia: Besnikëria ndaj bindjeve! Lëvizja Socialiste për Integrim: unë isha socialiste, jam socialiste, do jem socialiste! Pse nuk jam në PS?!

Ndryshimi ky është: Jam në një parti socialiste ku socialistët mendojnë për socialistët, dhe sepse kjo është ajo doja të bëja unë”, thuhet në mesazhin e Brisida Shehaj.

Briseida Shehaj njihet në publik si “Bleta e Artë” e kryeministrit Edi Rama, për faktin se ky i fundit i dha këtë çmim ish-drejtoreshës së Tatimeve, si punonjësen publike për shërbimin më të mirë të ofruar në vitin 2014.

 
 
 
 
 
Shikoni këtë postim në Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Brisida Shehaj (@brisidashehaj)

Të fundit