Flash News

Ditari i Opozitës

Diskutimet për imunitetin e Berishës, Gjokutaj: Të shtyhet seanca deri në dhënien e vendimit nga Gjykata Kushtetuese

Diskutimet për imunitetin e Berishës, Gjokutaj: Të shtyhet seanca

Ka nisur mbledhja e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin që do të shqyrtojë kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të kryedemokratit Sali Berishës.

Avokati i tij, Genc Gjokutaj ka kërkuar shtyrjen e marrjes e vendimit deri në shprehje të Gjykatës Kushtetuese.

Gjokutaj: Kjo çështja ka filluar ndaj Berishës dhe masat e sigurimit kanë filluar në tetor, dhe masat e mëparshme, ajo e ndalimit te daljes jashtë shtetit dhe detyrimit të paraqitjes.

Duke qenë se kjo çështje është në Gjykatë Kushtetuese, ne ju kërkojmë që ta pezulloni ose të shtyni këtë seancë. Sepse ekziston mundësi që ju të jepni miratimin por Kushtetuesja mund të mos ketë këtë vendim dhe lind një konflikt i madh. Mendoj se duhet ta shtyni deri sa te vendos Gjykata Kushtetuese.

Të fundit