Flash News

Ditari i Opozitës

"Diskutuam për pika të dobëta që kemi në disa qarqe", Kryemadhi tregon bisedën e fundit me Bashën

"Diskutuam për pika të dobëta që kemi në disa

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka treguar komunikimin e fundit të saj me kreun e PD-së, Lulzim Basha, i cili ka qenë mbrëmjen e djeshme.

Ajo thotë se biseda ka qenë e zjarrtë, por i frytshëm në rakordim të mesazheve politike bashkarisht dhe të disa pikave të dobëta që kanë në disa qarqe.

"Kam folur mbrëmë, dhe mund të them që patëm një diskutim shumë të zjarrtë, por të frytshëm në rakordim të mesazheve politike bashkarisht dhe disa pikave të dobëta që kemi në disa qarqe. Skenarët janë siç i kemi planifikuar. Kemi fushatë mikro dhe kjo ka  rezultuar pozitive sepse ka ulur kostot tona ska më mitingje të mëdhaja gjë që ne na ka dhënë avantazh." ka thënë Kryemadhi në Fax News.

 

Të fundit