Flash News

Ditari i Opozitës

Ditë zie në Serbi, Berisha: Vuçiç e pranon haptas që qëndron pas grupit terrorist

Ditë zie në Serbi, Berisha: Vuçiç e pranon haptas

Kryedemokrati Sali Berisha, ka komentuar shpalljen "ditë zie" 27 shtatorin në Serbi, për terroristët serb.

Berisha ka thënë se Presidenti Vuçiç po “pranon haptas para gjithë botës se ai personalisht qëndron prapa grupit terrorist serb të manastirit të Banjskës”.

Në një reagim në Facebook, Berisha shkruan se zgjidhja e vetme për paqen dhe stabilitetin në Ballkan është “dorëzimi sa më parë i këtij krimineli në Hagë, për genocidin dhe krimet e tij monstruoze, që ka kryer kundër boshnjakëve dhe shqiptarëve pak vite më parë”.

Reagimi i Berishës

Vuçiç shpall ditë zie për terroristët serb!

Ai pranon haptas para gjithë botës se ai personalisht qëndron prapa grupit terrorist serb të manastirit të Banjskës.

Ky akt i ri luftënxitës i Sllobodanit të ri përbën një vendim i cili provon se zgjidhja e vetme për paqen dhe stabilitetin në Ballkan është dorëzimi sa më parë i këtij krimineli në Hagë, për genocidin dhe krimet e tij monstruoze, që ka kryer kundër boshnjakëve dhe shqiptarëve pak vite më parë! sb

Të fundit