Flash News
Armand Shakaj dyshohet se e vrau dhe e groposi Eglant Koçin, çfarë u bë “mollë sherri” mes shokëve
Ulen çmimet e karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina
POLITICO nxjerr deklaratën e fortë të Ramës: Të huajt janë më të rëndësishëm se shqiptarët
Televizioni amerikan: Protestat po kthehen në sfidë të hapur ndaj Ramës
Zhdukja e Eglant Koçit, policia: Një strukturë e posaçme po merret me gjetjen e trupit
“Djegia” e Parlamentit, 7 fakte që e certifikojnë aksionin opozitar si efektiv
Politiko.al
Radikaliteti i aksionit opozitar në Parlament ka qenë ngjarja kryesore e politikës së ditës gjatë javëve të fundit. Ka nga ata që e mbështesin, siç ka të tjerë që e quajnë të pafrytshëm. Studiot televizive jane të ndara edhe në këtë temë, me kritikët e aksionit opozitar që ndalen te fakti se, mirë rrëmujë po bëhet, por opozita nuk po e ndalon dot qeveirnë në miratimin e ligjeve. Përtej qëndrime ‘pro’ apo ‘kundra’ janë 7 fakte që përcaktojnë se opozita ia ka dalë të grumbullojë kredite politike në radikalitetin e shtuar në Parlamentin e Shqipërisë.
Qeveria nuk kontrollon 'territorin'
Një prej kushteve të ekzistencës së një qeverisjeje solide është kontrolli mbi territorin. Mungesa e këtij kontrolli dëshmon për një qeveri jo efikase, me një pjesë të legjitimitetit të humbur, apo të paktën të kushtëzuar. Me ‘kontroll territori’ duhet kuptuar si pamundësia, për shembull, e organeve ligjzbatuese për një prani në një pjesë të vendit- sado e vogël qoftë ajo- ashtu dhe pamundësia për të qenë efikas në parandalimin e aktivitetit kriminal eksponencial. Në këtë kuptim, Kuvendi është territori më i dukshëm i Republikës dhe qartësisht, edhe pse ka shtuar praninë fizike të policimit, qeveria nuk ia del ta bëjë zap opozitën e cila ka në agjendë bllokimin e funksionimit normal të punimeve.
Parlamenti është qesharakëzuar
Përcaktimi që opozita i ka bërë kursit të punimeve të Kuvendit, duke i detyruar deputetët e mazhorancës të operojnë si në kushte lufte apo pandemie, e qesharakëzon qeverinë, për faktin se, nuk jemi në kushte lufte apo pandemie. Futja në ilegalitet e aktiviteteve parlamentare, që funksionojnë pikërisht për të theksuar legalitetin, kthejnë shumicën qeverisëse në një aparat disfunksional që mund të çojë përpara punët, por nuk ekziston më si simbolikë e shtetit.
Parlamenti është jofunksional
Prania e shtuar e Gardës, apo thirrja e policisë dhe SPAK në mjediset e Kuvendit, e kthen ndërtesën dhe simbolikën e institucionit të ligjbërjes në Shqipëri në një kullë boshe. Ky disfunksionalitet lidhet sidomos me kohëzgjatjen e seancave parlamentare. Një prej cilësive kryesore të parlamentarizmit është ai që quhet deliberation (një ravgim apo debat) mbi çështjet. Për të kuptuar se ky mjet i parlamentarizmit ka rënë, kujtoni se 7 miliard euro të buxhetit u ‘diskutuan’ dhe kaluan për 7 minuta.
Valët mediatike të brendshme i kontrollon opozita
Palët politike, këtu apo në botë, kanë si shqetësim kryesor pasqyrimin e aktiviteteve në media, e njohur në terma profesionalë si agenda setting, pra përcaktim i agjendës. Ditët e seancave parlamentare janë qartësisht të përcaktuara nga agjenda e opozitës, jo e qeverisë. Të vetmet ditë të javës kur opozita është, volens non volens, në të gjitha ekranet e TV-ve përfshirë dhe ato të qeverisë.
Tërheqja e vëmendjes së medias së huaj
Jo dhe aq për agenda setting, se sa për të luajtur në politikën e brendshme me projeksionin në politikën apo median e huaj, pasqyrimi i zgjeruar që ka marrë aksioni opozitar në parlament është një fakt që e bezdis qeverinë. Opozita ia ka dalë që, duke ndezur një zjarr pa rrezikuar asgjë, të përhapë në mediat kryesore të botës një shkëndijë për veten dhe një parehati për qeverinë.
Ambasadat e vendeve partnere ‘janë futur në lojë’
Pa një heshtjeje të gjatë, pavarësisht shkeljeve ciklopike dhe të larmishme të qeverisë dhe persekutimit të opozitës, ambasadat e fuqishme perëndimore në Shqipëri, amerikanja, britanikja, gjermanja dhe e BE-së kanë reaguar pas aksionit opozitar në parlament. Edhe pse gjuha është si gjithherë e veshur me diplomaci, vërehet në të, më në fund, pranimi se ka një problem dhe se problemi zgjidhet më së pari nga ai që e shkakton. Duhet kujtuar se në zemër të problemit është vendimi i shumicës për të refuzuar Komisionet parlamentare, nismat ligjore dhe për t’i përcaktuar opozitës përfaqësimin politik dhe institucional.
Qeveria po shtyhet në putinizëm
Fakti që aksioni opozitar në parlament po funksionon, e dëshmon shtyrja që qeveria po i bën vetes drejt dyerve të putinizmit institucional. Një nismë ligjore që i është lënë deputetes Felaj, paraqet si të dobishme idenë se komisionet parlamentare duhen fshirë krejtësisht nga agjenda e jetës parlamentare. Pra, heqja e një prej instrumenteve të vetme që ka opozita për të kontrolluar qeverinë, sipas parimit checks and balances. Kjo e kthen parlamentin në një enë boshe që nuk përfaqëson politikisht atë pjesë të popullatës e cila nuk voton qeverinë, dhe e lë vendin pa opozitë. Në kushtet kur në vend po shfaqen trajtat e një sistemi justicialist, Shqipëria kthehet në Republikën ku qeveria ushtron pushtetin ekzektuiv dhe gjyqësori luan ‘kontrapedalin’ duke e anulluar mekanizmin e opozitës politike.
Të fundit
Ky është automjeti me të cilin dyshohet se u transportua trupi i Eglant Koçit
13 Qershor 2026, 14:31
Goditet skema e trafikimit të sendeve me vlerë, sekuestrohen pasuri rreth 2 mln euro
13 Qershor 2026, 14:10
Sloganet kundër tij në protestë, Berisha: Mos lejoni gjethet të pengojnë trungun
13 Qershor 2026, 13:30
Lidhjet e ndërtuesit Ilir Shtufi me paratë e trafikut të kokainës
13 Qershor 2026, 13:12
Berisha: Antimitingu i Ramës shënoi fundin e partisë së krimit
13 Qershor 2026, 12:56
Ulen çmimet e karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina
13 Qershor 2026, 12:24
POLITICO nxjerr deklaratën e fortë të Ramës: Të huajt janë më të rëndësishëm se shqiptarët
13 Qershor 2026, 12:14
Televizioni amerikan: Protestat po kthehen në sfidë të hapur ndaj Ramës
13 Qershor 2026, 11:41
Aksident në Tepelenë, përplasen tre automjete
13 Qershor 2026, 11:23
Zhdukja e Eglant Koçit, policia: Një strukturë e posaçme po merret me gjetjen e trupit
13 Qershor 2026, 11:06
Operacion antidrogë në Stamboll, arrestohen 22 persona, mes tyre aktorja Beren Saat
13 Qershor 2026, 10:37
“National Geographic”: Sazani, ishulli i dëshiruar për mijëra vjet nga të fuqishmit
13 Qershor 2026, 10:18
Këmbimi valutor 13 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja
13 Qershor 2026, 09:58
Botërori 2026/ SHBA e nis me spektakël, amerikanët dominojnë me katër gola Paraguain
13 Qershor 2026, 09:38
I riu paraqitet me plagë në spitalin e Korçës: Më dhunoi policia greke!
13 Qershor 2026, 09:22
Reforma territoriale, betejë për kufijtë apo për qeverisjen
13 Qershor 2026, 09:00
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
13 Qershor 2026, 08:39
Parashikimi i motit, si do variojnë temperaturat përgjatë ditës
13 Qershor 2026, 08:19
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
13 Qershor 2026, 07:56
BE i hap rrugën anëtarësimit të Ukrainës dhe Moldavisë
12 Qershor 2026, 22:07
Zjarr në një banesë në Vlorë
12 Qershor 2026, 21:52
Ndal si ushqehesh tani!/ Alimehmeti thyen mitet për dietën moderne
12 Qershor 2026, 21:32
Tensione në protestë, qytetarët konfliktohen me mbështetësit e PS
12 Qershor 2026, 21:18
Plagosje me thikë në Vlorë/ Një person transportohet me urgjencë në spital
12 Qershor 2026, 20:59
SPAK mbyll hetimet për kryebashkiakun socialist, Erion Isai
12 Qershor 2026, 20:42
Pankartat ‘pikante’ nga protesta e qytetarëve: Kjo qeveri ka skaduar
12 Qershor 2026, 20:19
Ligji për Zonat e Mbrojtura, Shoqëria Civile bojkoton proceset konsultuese
12 Qershor 2026, 19:46
Video/ Policia i gris një gruaje pankartën kundër Edi Ramës: Këtu është tokë Ilirjane
12 Qershor 2026, 19:34
Aksidenti ku 3-vjeçari humbi jetën, flasin banorët: E ëma po qante mbi fëmijën
12 Qershor 2026, 19:17
Kosova mbetet "e bllokuar" në integrimet evropiane
12 Qershor 2026, 19:00
Mijëra qytetarë kërkojnë largimin e tij, Rama : Të ndikuar nga dezinformimi
12 Qershor 2026, 18:49
Qytetarët i lënë 'vallen' gjysëm Ramës, dalin në shesh dhe kërkojnë dorëheqjen e tij
12 Qershor 2026, 18:33
Goditja e 2 grupeve kriminale nga SPAK, Bardhi: Të hetohet roli i Ramës
12 Qershor 2026, 18:16
Tragjedi në Kamenicë/ 3-vjeçari humb jetën pas përplasjes nga automjeti, nëna në spital
12 Qershor 2026, 17:56
Akuza për pastrim parash, arrestohet në Greqi biznesmeni Ilir Shtufi
12 Qershor 2026, 17:30
Moti i keq përfshin disa rajone të Greqisë, autoritetet apel qytetarëve për kujdes të shtuar
12 Qershor 2026, 17:09
Një Sekretar Shteti që lartëson Shtetet e Bashkuara të Amerikës
12 Qershor 2026, 16:58
Ekonomia po shtyn të rinjtë të bëhen prindër më vonë
12 Qershor 2026, 16:40
Facebook jashtë funksionit për miliona përdorues
12 Qershor 2026, 16:08
Maliq, gjendet i pajetë në banesë 12-vjeçari
12 Qershor 2026, 16:02
Rama jep shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli” për t'u ndërtuar kulla 35 katëshe
12 Qershor 2026, 15:40
E hëngra barin, po ti?
12 Qershor 2026, 15:22
Burgu i Peqinit si Dubai, Artan Hoxha nxjerr videon: Qelia hotel me 7 yje
12 Qershor 2026, 15:01
Vjen vala e nxehtë, termometri pritet të arrijë deri në 35°C
12 Qershor 2026, 14:50
Pse po bie lindshmëria? Dy studime të reja fajësojnë telefonat inteligjentë
12 Qershor 2026, 14:37
Përmbysja e piramidës së popullsisë, më shumë të dalë në pension se të rinj në punë
12 Qershor 2026, 14:19
Foto/ Kush është Luçiano Koçeku, ‘koka’ e grupit të drogës të goditur nga SPAK
12 Qershor 2026, 13:32
Berisha dënon provokimet e Ramës ndaj protestuesve: Akt i ulët, bëj zgjidhjen politike
12 Qershor 2026, 12:59
Kishin kthyer apartamentet me qira në baza prostitucioni, arrestohen 3 të huaja në Tiranë
12 Qershor 2026, 12:19
Operacioni i SPAK, zbardhen urdhër-arrestet e lëshuara; cilët janë personat e goditur?
12 Qershor 2026, 10:31
Botërori 2026 nis me rekord të pazakontë, tre kartonë të kuq në ndeshjen e parë të turneut
12 Qershor 2026, 10:10
Operacioni i SPAK, ekzekutohen 20 masa sigurie, në pranga biznesmeni
12 Qershor 2026, 09:55
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
12 Qershor 2026, 09:07
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
12 Qershor 2026, 08:43
Vranësira dhe reshje shiu të pakta, parashikimi i motit
12 Qershor 2026, 08:12
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
12 Qershor 2026, 07:55
"Jo 2 mijë, por 200 mijë deri sa të ketë drejtësi", Protestuesit marshojnë drejt Astirit
11 Qershor 2026, 22:24
Protestuesit 'sfidojnë' Botërorin, lumë njerëzish në rrugët e Tiranës
11 Qershor 2026, 22:01
Gazetari inkurajon protestuesit: Ky është Botërori jonë, botërori i jetës tonë
11 Qershor 2026, 20:27
“Kemi shpenzuar gjithçka për spitalet”, e reja shpërthen në lot në protestë
11 Qershor 2026, 20:09
"Edi, fundi po të vjen", pankartat pikante të protestës së 12-të
11 Qershor 2026, 19:50
DASH reagon për heqjen e masës “non grata” ndaj Berishës: I shërben interesit kombëtar
11 Qershor 2026, 19:27
Influencerja me jastëk me vete në protestë: Po qe nevoja do e gdhijmë poshtë zyrës së Ramës
11 Qershor 2026, 19:12
Nga Gjermania për protestën në Tiranë: Nuk do të ndalemi deri në ndryshim
11 Qershor 2026, 18:38
Dita e 12-të/ Ish-oficeri në protestë: Jam i majtë, por kam dalë të largohet kjo qeveri
11 Qershor 2026, 18:21
Serbia rrezikon sigurinë e BE-së duke u dhënë rusëve shtetësi
11 Qershor 2026, 18:07
5 anëtarë votuan kundër, Kushtetuesja zbardh vendimin që la Metën në burg
11 Qershor 2026, 17:45
“The Guardian” zgjedh protestën në Tiranë si “Fotografinë e Ditës”
11 Qershor 2026, 17:17
Sali Berisha, politikani që u rikthye sa herë u konsiderua jashtë loje
11 Qershor 2026, 16:34
Antimafia çmonton organizatën italo-shqiptare të kokainës, 12 të arrestuar dhe 13 në kërkim
11 Qershor 2026, 16:34
10 mite rreth pastrimit që duhet të ndaloni së besuari
11 Qershor 2026, 16:19
Peter Lucas në Boston Herald: “Qeveria Rama”, më e mira që mund të blejnë paratë
11 Qershor 2026, 16:14
Nis sot zyrtarisht, The Sun: Pse mund ky të jetë Botërori më i bukur në histori
11 Qershor 2026, 16:10