Flash News

Ditari i Opozitës

"Do dridhem e tëra", flet për fjalimin e parë në Kuvend; a do jetë ministre pas 25 prillit? Përgjigjet Ori Nebiaj

"Do dridhem e tëra", flet për fjalimin e parë në
Ori Nebiaj,

Moderatorja Ori Nebiaj, gjatë një interviste për emisionin PolitikOn në RTV Ora, foli mbi angazhimin e saj politik, pasi renditet e 19-ta në listën e kandidatëve për deputet të PD-së në Qarkun e Tiranës.

E pyetur nëse a e sheh veten pjesë të kabinetit Basha-Kryemadhi në rast fitoreje më 25 prill duke marrë drejtimin e një ministrie, ajo tha se nuk ka p’se të most a mendojë këtë gjë dhe nuk i përjashtoi mundësitë. Ori Nebiaj tha se ministria që do të kishte nevojë për të është ministria e Turizmit.

Ori Nebiaj: Kam një përgjigje të sinqertë për këtë. E para unë besoj që PD do dalë shumë mirë në këto zgjedhje kështu që është për t’u parë deri në fund, pas 25-sës, edhe fitorja do jetë e thellë.

E dyta, s’kam pse mos ta mendoj veten time si një individ që angazhohet për të marrë përsipër një ministri, duke qenë se tani angazhohem për të qenë në Kuvend dhe për të qenë ligjvënëse. Ministria që mendoj se do kishte nevojë për mua dhe e di që do të mund të bëja shumë punë, tani, që nesër, është ministria e Turizmit. Por më beso që edhe nëse kjo nuk ndodh nuk më zbraps hiç në punën time.

E pyetur sesi do të jetë fjalimi i parë i saj në Kuvend, Nebiaj tha se do të dridhem e tëra nga emocionet, pasi do i drejtohet ço shqiptari që e çoi në atë foltore.

Ori Nebiaj: Pretendohet se unë nuk do të kem emocione normalisht edhe duhet të jem kretësisht komode para medias edhe kujtdo publiku, port ë garantoj që do të dridhem e tëra. Edhe shpresoj që të mos bëj ndonjë gabim. Por, e di që do kem shumë emocione, se e di që do jem aty duke iu drejtuar çdo shqiptari që më çoi në atë foltore dhe kjo do të jetë diçka që askush s’duhet ta harrojë në atë foltore.

Të fundit