Flash News

Ditari i Opozitës

“Do firmosim marrëveshjen e shtetësisë”, Berisha: Shqiptarët do të zgjedhin shtetësinë që duan

“Do firmosim marrëveshjen e shtetësisë”, Berisha:

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka thënë në bashkëbisedimin me Diasporën garantoi se do të firmoset një marrëveshje mes Shqipërisë dhe Kosovës, sipas së cilës shqiptarët do të zgjedhin nënshtetësinë që duan ose të mbajnë dy shtetësi.

Berisha garantoi po ashtu se do të lobojë për njohjen e Kosovës.

“Shqipëria nuk do të pranojë kurrë trajtim tjetër ndaj Kosovës veçse si të një shteti të barabartë midis të barabartëve në Ballkan.

Së dyti, Shqipëria një nga marrëveshjet e para që do të firmosë me Kosovën do të jetë marrëveshja e shtetësisë. Cilido shqiptar, në të dy anët e kufirit, do të ketë të drejtë të zgjedhë shtetësinë që dëshiron ose të mbajë dy shtetësi.

Së treti, Shqipëria do të lobojë për Kosovën, për njohje sa më të mëdha ndërkombëtare dhe do ta mbështesë Kosovën në denoncimin e Serbisë në gjykatat ndërkombëtare dhe organizmat e OKB, për gjenocidin ciklik serb në Kosovë dhe veriun e Shqipërisë. Këto do të jenë qëndrimet e Partisë Demokratike ndaj Kosovës”, tha Berisha.

Të fundit