Flash News

Ditari i Opozitës

"Do jetë një shtator i nxehtë", Korreshi: Do denoncojmë çdo aferë korruptive pavarësisht reagimit të SPAK

"Do jetë një shtator i nxehtë", Korreshi: Do

Deputeti demokrat Saimir Korreshi paralajmëroi një shtator të nxehtë në skenën e politikës.

Përmes një interviste në Ora News, ai tha se nga kodi Penal apo vjedhja e zgjedhjeve do të jenë kryefjalë nga opozita.

Korreshi: Do të bëjmë atë që bëjmë më mirë, denoncimin e aferave korruptive dhe vënien para përgjegjësisë së qeverisë. Mendoj se do të jetë një shtatore shumë i nxehtë, qysh nga kodi Penal apo vjedhja e zgjedhjeve që do të jetë fjala jonë nga opozita. Nuk mund të që çdo 2-4 të jetë e njëjta situatë zgjedhore. Do të denoncojmë çdo aferë korruptive pavarësisht nga reagimet e SPAK-ut.

Normalisht shumë presin se çfarë do të ofrojë PD-ja, edhe pse kemi ofruar më shumë se Rama duket se nuk kemi qenë zgjedhja e njerëzve, edhe pse mendoj se zgjedhjet janë vjedhur.

Na duhet një kuadër lidhor për të zgjidhur vjedhjen e zgjedhjeve, duhen parë të gjitha strukturat qysh nga gjeneza", tha Korreshi. 

Të fundit