Flash News

Ditari i Opozitës

“Do largoheni nga zyra apo do përforconi bravat”, Alibeaj: Presim vendimin e Apelit

“Do largoheni nga zyra apo do përforconi bravat”, Alibeaj:

Me regjistrimin e statutit dhe njohjen e vendimeve të Kuvendit të 11 Dhjetorit, vihen në zbatim ndryshimet e miratuara në PD nga Komisioni i Rithemelimit.

I pyetur nëse do ta lirojnë apo jo selinë blu, Alibeaj tha se fillimisht do të presin vendimin e Apelit për Kuvendin e 18 Dhjetorit, për të vepruar më pas. Kryetari i komanduar u shpreh se kërkesa e tyre për t’u bërë palë në proces u rrëzua, ndaj edhe vendimi i marrë sot, është nul.

“Vendimi është i vlefshëm dhe i zbatueshëm vetëm kur shqyrtohet në instancë finale që është në Apel. Ky vendim i sotëm me çfarëdolloj përmbajtjes bëhet i ekzekutueshëm nëse nuk ankimohet ose kur ankimohet dhe gjykata e Apelit e shqyrton. Të presim gjykatën e Apelit. Kur gjykata flet të tjerët heshtin. E vërtetë është një gjë që ne kërkuam të bëjmë palë në proces, por nuk na bënë ndaj vendimi është nul. E drejta e ankimit është një e dejtë Kushtetuese, çdokush i prekur në një proces ka të drejtë të ankimojë. Sot po flasim për një çështje juridike, bashkimi është një çështje politike. Zoti Basha ka bërë hapin e vetë është tërhequr, ndërkohë që nga pala tjetër duhet të bëhet e njëjta lëvizje simetrike në mënyrë që demokratët të bashkohen”, tha Alibeaj.

Më herët, Alibeaj paralajmëroi se do të depozitonte një kallëzim penal për shpërdorim detyre ndaj gjyqtarit Agron Zhukri, që regjistroi statutin e Berishës.

Të fundit