Flash News

Ditari i Opozitës

"Do marrim punëtorë nga Bangladeshi dhe Pakistani", Kryemadhi: Rama urren shqiptarët dhe gjuhën shqipe

"Do marrim punëtorë nga Bangladeshi dhe Pakistani",
Kryemadhi në Peqin

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka reaguar lidhur me deklaratën e kryeministrit Edi Rama se po vijnë të huaj dhe po punojnë në Shqipëri. Rama iu kërkoi bizneseve të marrin punëtorë nga Bangladeshi dhe Pakistani.

Lidhur me këtë, Kryemadhi akuzon kryeministrin se ka një 'urrejtje patologjike' për shqiptarët. Ajo shtoi se këto deklarata tregojnë se këto deklarata dëshmojnë neverinë që kryeministri, sipas saj, ka për gjuhën shqipe.

"Dhe nga ana tjetër, absurditeti tjetër pastaj që ky njeri nuk i konsideron më qytetarët e tij, i zëvendëson dhe pa pikë turpi thotë që ne do të marrim punëtorë nga Bangladeshi, nga Pakistani, etj. Jo për çështje racizmi, e as diskriminimi, por si mund të largosh ti njerëzit e tu, qytetarët e tu, fëmijët e tu dhe u thua edhe mos mësoni as shqipen, pra ky njeri ndien neveri edhe për gjuhën shqipe. Ky ndjen neveri për çdo gjë që është shqip", tha Kryemadhi.

Të fundit