Flash News

Ditari i Opozitës

“Do mblidhen në mënyrë të ligjshme”, Bylykbashi tregon si do të gjenden paratë për fushatën e 14 majit

“Do mblidhen në mënyrë të ligjshme”, Bylykbashi

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi ka treguar si do të gjenden financimet për fushatën zgjedhore të 14 majit, pasi Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve vendosi regjistrimin e Partisë Demokratike në zgjedhje me kryetar të komanduar Enkelejd Alibeajn.

Duke folur në A2 CNN, Bylykbashi tha se do të mblidhen para në mënyrë të ligjshme.

“Ne do mbledhim para në mënyrë të ligjshme. Ka vështirësi që prodhon Rama, njerëzit mund ta kenë të vështirë të kontribuojnë për PD-në. Sepse po u mor vesh mund t’u çoje inspektoratin bizneseve.”

Sa i përket koalicionit, Bylykbashi shpjegoi se është zgjedhur e njëjta formulë si më 6 mars, me ndryshime të vogla ndërsa theksoi se KQZ do duhet ta regjistrojë si koalicion zgjedhor pasi precedent ka.


               

Të fundit